Zajazi nesër ndaj Labunishtit kërkon Ligën e Dytë

Zajazi dhe Labunishti nesër në stadiumin e qytetit në Gostivar do të zhvillojnë ndeshjet e dytë të balotazhit, e vlefshme kjo për një vend në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kërçovare futet shumë e motivuar në këtë ndeshje pas triumfit në ndeshjen e parë ndaj Goblenit, derisa Labunishti me shpresë se nga kjo ndeshje do nxjerrë një rezultat pozitiv, që do ju hapte rrugën për të vendosur rreth fatit të tyre në ndeshjen e 10 qershorit përballë skuadrës kumanovare të Goblen Junior.

Janë këto emrat e tre skuadrave që garojnë për ato dy vende të mbetura në Ligën e Dytë Perëndim për sezonin 2017/2018.

Rikujtojmë pjesë e saj do të jenë skuadrat si Makedonija Gj.P, EuroMilku, Vëllazërimi, Teteksi, Lokomotiva, Gostivari, Struga Trim Lum, ndërsa nesër do të mësohet edhe emri i skuadrës së 8-të, ku me shumë gjasa do të jetë Novaci që do të futet me një disavntazh 1:4 në përballjen e dytë ndaj Shkupit, derisa dy vendet e fundit do ti diskutojnë Zajazi, Gobleni dhe Labunishti.

 

  Liga e Dytë – PERËNDIM – Sezoni 2017/2018
1 Makedonija Gj.P
2 Shkupi – Novaci (ndeshje  balotazhi)
3 EuroMilku
4 Vëllazërimi
5 Teteksi
6 Lokomotiva
7 Gostivari
8 Struga Trim Lum
?  
?  
  Skuadrat që po luajnë në balotazh
1 Zajazi (Liga e Tretë – Perëndim)
2 Labunishta (Liga e Tretë – Jug)
3 Goblen Junior (Liga e Tretë – Veri)

Leave a Reply