Milani është shumë fare pranë edhe goditjes së tretë gjatë këtij afati kalimtarë. Pas Musakio dhe Kesie, “rossonerët” janë pranë mbylljes së marrëveshjes me Rikardo Rodrigezin e Volfsburgut.
Mbrojtësi 24 vjeçar do të kompletojë transferimin e tij brënda pak ditësh te kuqezinjtë, teksa sot pritet të bëhet hapi i parë.
Futbollisti zviceran do të kryejë testet mjekësore në Milano për mbyllur sa më shpejt marrëveshjen me Milanin, drejtuesit e së cilës skuadër nga ky transferim do të përfitojnë 18 milionë euro, si dhe bonuse të tjera në bazë të ecurisë dhe arritjes së objektivave që do të realizojnë kuqezinjtë në sezonin e ri.