Pas konferencës për shtyp, trajneri i ri i Shkëndijës, Qatip Osmani realizoi grumbullimin e parë me futbollistët, duke shënuar startin e përgatitjeve.
Ditët e para skuadra “kuq e zi” do të kryejë testet e nevojshme mjekësore dhe fizike, ndërsa më 10 qershor ekipi udhëton drejt Moravske Toplices të Sllovenisë ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve, gjatë të cilave parashihet zhvillimi i tre ndeshjeve kontrolluese si parapërgatitje për sfidat që e presin klubin në eliminatoret e Liga Evropës.
Rikujtojmë edicionin e kaluar Shkëndija pati një aventurë shumë të suksesshme evropiane, duke arritur deri në ndeshjet e “play-off”, ndërsa të njëjtën gjë “kuqezinjtë” kërkojnë të përsërisin edhe këtë vit, madje duke bërë një hap edhe më shumë.