Maqedonia dhe Turqia barazuan pa gola

Ndeshja miqësore midis Maqedonisë dhe Turqisë e zhvilluar në “Telekom Arena” u mbyll me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje, në të cilën Maqedonia kishte një epërsi të vogël nda kundërshtarit të tyre, madje duke prekur rrjetën e Babaxhan në dy raste, por që të dy golat u anuluan për shkak pozitës jashtëloje.

Për dallim nga goli i i parë i Daniel Mojsov, i cili u shënua nga pozita e jashtëlojës, goli i dytë i shënuar nga futbollisti shqiptarë, Ezgjan Alioski, ishte mjaft diskutabil. Megjithatë vendimi i arbitrt ishte i fundit dhe nuk ndryshoi, ashtu që rezultati mbeti i pandryshuar deri në mbyllje të takimit, ku fare në fund Ivan Triçkovski kishte një rast të qindpërqindtë, kur mjaft bukur në zbraztirë pranoi një top nga ana e Besart Ibraimit, mirëpo goditjen e numrit 7-të, të përfaqësueses së Maqedonisë e ndali Babaxhan.

Ishte ky barazimi i dytë në ndeshjen e 8-të mes këtyre dy përfaqësueseve, ku Turqia mbetet skuadër shumë më e mirë, me 5 fitore, kundrejt vetëm një fitore të Maqedonisë.

Leave a Reply