Seleksionuesi i përfaqësueses së U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski ka publikuar edhe emrat e 7 futbollistëve të gjeneratës së re 96/97, që do t’i llogaritë për në Kampionatin Evropian për të rinjë që do të zhvillohet nga 16 deri 30 qershor në Poloni.
Emrat e rinjë janë të përfshirë, Elif Elmaz (Rabotniзki), Davor Zdravskovski (Makedonija GJP), Petar Petkovski(Vardari). Jovan Popzllatinov (Pelister), Filipi Iliq (Gandzasar), Aleksa Amanoviq (Javor), Tihomir Kostadinov (Zllate Moravce).
Me këtë 7-të futbollist e fundit të përfshirë dhe ata 17-të që ishin të publikuar pesë ditë më herët, kompletohet lista me 24 futbollist që do të udhëtojnë për në Poloni.