Yjet e Turqisë sot kanë bërë edhe stërvitjen e tyre zyrtare para ndeshjes së nesërme që do ta zhvillojnë në “Telekom Arena” përballë përfaqësueses së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse stërvitja e kombëtares turke duheshe të zhvillohet në stadiumin e qytetit, një gjë e tillë nuk ndodhi, me shpjegim se e njëjta nuk duhet dëmtuar në prag të ndeshjes finale të Superkupës së Europës, që në program është me datë 08 Gusht, kur në Shkup do kemi mundësinë ti shohim dy skuadrat gjigande europiane, Mançester Junajtedin dhe Realin e Madridit.
FOTO GALERIA
Kësisoj stërvitjen e tyre të vetme para ndeshjes me Maqedoninë futbollistët e kombëtares turke e zhvilluan në fushën kryesore te Qendra stërvitore “Petar Milloshevski”, pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Emra si Arda Turan, Emre Mor, Burak Jilmaz, Selçuk Inan, Emre Çolak, etj, kishin tubuar dhjetëra tifoz, të cilët pas përfundimit të stërvitjes shfrytëzuan rastin për të bërë foto me futbollistët e tyre të parapëlqyer.
FOTO GALERIA