Është skuadra e Vardarit nga Shkupi e cila fiton edicionin e sivjetshëm të Ligës së Kampionëve në hendboll. Për Vardarin ky është sukses historik, pasi për herë të parë fiton trofeun e një kompeticioni si Liga e Kampionëve, ndërsa gjithashtu është e para skuadër nga Maqedonia që triumfon në kësi lloj evinimenti.
Pjesa e parë e takimit u mbyll në favor të francezeve me shifrat 12:11, ndërsa ai që vulosi këtë takim ishte kroati Çuliq, i cili në sulmin e fundit shënoi golin përfundimtar dhe vendimtar për fitoren e Vardarit.
Në radhët e kampionit të ri evropian në hendboll, më i miri ishte Dabirov me 6 gola të shënuar, ndërsa Shterbik ishte i shkëlqyeshëm në portë. Në anën tjetër më efikas rezultoi të jetë Nikolla Karabatiq me 5 gola të shënuar. Ndërkohë, vendi i tretë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve i takoi Vespremit, të cilët mundën Barcelonën e Kiril Lazarovit me rezultat 34:30.