Sasa pa probleme siguron Ligën e Dytë – Lindje

Ekipi nga Makedonska Kamenica, Sasa është skuadra e fundit që ka siguruar një vend për në Ligën e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.

Sasa në ndeshjen e vetme të balotazhit që u zhvillua sot në stadiumin “Petar Mantev” në Koçani mundi ekipin e Prevalac me rezultatin 4:1 (1:1).

Hero i “zigjelbërve” nga Makedonska Kamenica ishte Zoran Zlatkovski, i cili shënoi “hat-trik”, derisa një gol tjetër shtoi edhe Aleksandar Atanasovski.

Sasa në këtë mënyrë iu bashkohet skudrave të Bregallnicës, Bellasicës, Horizont Turnovës, Tikveshit, Kozhuvit, Borecit, Osogovës, Pobedës nga Valandova dhe Plaçkovicës, që sezonin e ardhshëm 2017/2018 do të garojnë në Ligën e Dytë – Lindje.

Emra gjithë të njohur këto për futbollin vendor, duke pasur parasysh se 9-të, prej gjithsej 10 skuadrave në të kaluarën kanë qenë pjesë e elitës së futbollit vendor, përfshirë këtu edhe Bregallnicën, që sezonin e kaluar ishte pjesë e më të mirëve. Skuadra e vetme që nuk ka luajtur asnjëherë më parë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, është Plaçkovica.

Leave a Reply