Interi mbetet skuadra e vetme në Itali që ka fituar “Tripletën”

Interi mbetet skuadra e vetme në Itali që ka fituar “Tripletën” e famshme (Titullin në Seria A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve). Juventusi ishte shumë afër të përsërisë një gjë të tillë këtë vit, mirëpo nuk arriti ta realizojë, pasi u mposht në finale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi me rezultat të thellë 4:1.

Juve e Alegrit mbetet të ngushllohet me dy trofetë e fituar këtë sezon, atë të Kupës së Italisë dhe titullin në Seria A, ndërsa “Tripletën” e famshme i ngelet ta pretendojë sezonet e ardhshme.

Kujtojmë që Interi “Tripletën” e kishte fituar në vitin 2010, me Hose Murinjon në stol, ndërsa pjesë e kësaj historie ishte edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev./“InfOSport.mk”

Leave a Reply