Ylli francez i Atletiko Madridit, Antuan Griezman ka konfirmuar se dëshiron të mbetet edhe më tej pjesë e skuadrës nga “Visente Kallderon”.
Emri i tij ishte i ndërlidhur ngushtë me një transferim te Mmançester Junajtedit, derisa edhe Real Madridi gjithashtu kishte shfaqur interes për shërbimet e tij. Megjithatë, 26-vjeçari ka konsideruar që do të ishte e padrejtë të largohej nga Atletiko pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) konfirmoi ndalimin e transferimeve të futbollistëve për skuadrën spanjolle, që i ndalon ata të regjistrojnë ndonjë futbollistë të rinj përpara janarit të ardhshëm.
“Është e natyrshme të qëndroj, pasi gjatë gjithë vitit jam shprehur se ndihem mirë këtu. Sëabashku me agjentin tim kam vendosur të qëndroj te Atletiko. Do të ishte mië prerje në besë nëse do të largohesha tani. Kam folur me drejtuesit dhe jemi gati për sezonin e ardhshëm”, – ka thënë tha Griezman, vendim ky që duhet përshëndetur pa dyshim.