Kristiano Ronaldo u zgjodh futbollisti më i mirë i natës finale në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian. Ylli portugez realizoi dy gola në ndeshjen ndaj Juventusit, në të cilën ndeshje “mbretërit” shënuan fitore 4:1 në “Millenium Stadium” në Kardif.
“Jam shumë i lumtur, një tjetër Ligë Kampionësh dhe shkruam historinë. A është ky trofeu im? Nuk e di, kam qenë në formë në momentet më vendimtare, duke shënuar gola në ndeshjet kryesore, por me rëndësi është fitorja dhe rekordi historik që e arritëm. Me të vërtetë nuk po mund të përshkruajë gëzimin për këtë triumf”, deklaroi Ronaldo.
“Jam shumë i lumtur që mbyllëm sezonin duke triumfuar në Ligën e Kampionëve dhe me rekord. Nëse punojmë si gjatë këtij sezoni, jam i bindur se do të vazhdojmë të fitojmë trofe. Në pushim Zidan foli shumë qetë me ne, duke na thënë se ka besim të plotë” – komentoi Ronaldo.
“Bëmë një super ndeshje, përveç kësaj, jemi skuadra e parë që kemi triumfuar dy vite rresht në Ligën e Kampionëve. Njëkohësisht jam edhe golashënues më i mirë i këti turneu. Çfarë mund të dëshirohet më shumë” – nuk fshehu emocionet e tij portugezi.
“Ddëshiroj që të kënaqem me një nga momentet më të veçanta në karrierën time. Tani pasojnë ndeshjet me kombëtaren time. Edhe një “Top të Artë”? E shohim” – përfundoi Ronaldo.