Çfarë po ndodh me Shqipërinë. Është kjo pyetja që tangon shumë shqiptarë ane e mbanë Botës. Një Shqipëri që vetëm një vit më parë shkëlqente përballë fuqive të mëdha të futbollit, si Franca, Portugalia, Rumania, sot humb ndaj një kombëtare modeste, siç është Luksemburgu.
Për më tepër disfata vjen edhe përkundër faktit se “kuqezinjtë” ishin ata të cilët të parët avansuan, por që në fund kokëulur lëshuan stadiumin “Josy Barthel”.
Luksemburg-Shqipëri (Përmbledhje)
Luksemburg-Shqipëri (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 4 юни 2017 г.
Kombëtarja shqiptare u mposht me shifrat 2:1, me Roshin që kaloi në avantazh “kuqezinjtë” me golin e realizuar në minutën e 56-të, duke krijuar idenë se gjithçka do të ishte e thjeshtë, por nuk ndodhi kështu.
Shqipëria dështoi në të gjitha aspektet në vazhdim të ndeshjes, ndërsa një gjë të tillë shfrytëzuan futbollistët e Luksemburgut, të cilët arritën të përmbysin rezultatin në favor të tyre.
Fillimisht Turpel në minutën e 63′ dhe më pas Malget në minutën e 75′ vulosën fitoren e Luksemburgut dhe duke bërë që Shqipëria të dalë kokëulur dhe e turpëruar nga kjo sfidë që do të shërbente si moral për ndeshjen me Izraelin. Tashmë trajneri De Biazi ka shumë punë për të bërë për të rikthyer edhe njëherë moralin te Kombëtarja shqiptare, ku gjërat nuk po shkojnë mirë.