Besnik Hasi nesër prezantohet si trajner i Olimpiakosit

Strategu shqiptarë nga Kosova, Besnik Hasi, është shumë pranë firmosjes me gjigandët grek të Olimpiakosit. Pas përvojës me Anderlehtin dhe Legian e Varshavës, Hasi është gati për t’u bërë trajner i kampionëve në fuqi të Greqisë, të cilët një kohë më parë udhëhiqeshin edhe nga tashmë trajneri aktual i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Emri i Besnik Hasit ditë më parë ndërlidhej edhe me postin e trajnerit te Kombëtarja shqiptare, që po kalon një periudhë shumë të vështirë. “Kuqezinjtë” u mundën sot edhe ndaj një kombëtare modeste si Luksemburgu, fakt ky që përfocon edhe më shumë zërat për largimin e De  Biasit nga bankina “kuq e zi”, mirëpo që sheh shumë larg edhe ish futbollistin “kuq e zi”, Besnik Hasi, i cili sipas mediave në Greqi, gjatë ditës së nesërme pritet të zyrtarizohet në bankinën e Olimpiakosit.

 

Leave a Reply