Visar Musliu është futbollisti më i ri i kampionëve të elitës, Vardarit. 22 vjeçari shqiptar kalon nga Renova në radhët e Vardarit, dukë firmosur kontratë 3 vjeçare. Pas Besir Demirit, Musliu do të jetë shqiptari i dytë që do të luaj me fanellën e Vardarit në sezonin e ardhshëm.
Musliu gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e skuadrës së të rinjëve të Gostivarit, ku pastaj kaloi te Renova, ndërsa një periudhë luajti për ekipin zviceran Sent Galen.
Kujtojmë që Musliu me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian për të rinjë që do të zhvillohet nga 15 qershori.