Superkupa e Evropës, Mançester Junajted-Real Madrid me 8 gusht në Shkup

Do të jetë Mançester Junajted-Real Madrid ndeshja e Superkupës së Evropës që do të zhvillohet me 8 gusht në Shkup. Me fitimin trofeut të Ligës së Kampionëve, Reali siguroi titullin e 12-të në historikun e tyre në këtë kompeticion, ndërsa do të jetë kundërshtar i Mançester Junajtedit në Superkupën e Evropës, me këta të fundit që fituan trofeun e Liga Evropës për këtë sezon.

Ndeshja Superkupës ndërmjet këtyre dy skuadrave gjigande do të luhet në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, ku tifozët dhe dashamirët e futbollit mund t’i shohin nga afër yjet e mëdhenj nga Madridi si Ronaldo, Benzema, Isko, Modriç, Bejl, Ramos, Kros,  e shumë të tjerë, si dhe ata nga “Old Tranfordi” si Pogba, Ibrahimoviç, Rashford, Mata, Mkitarian, Runi e Murinjo.

Biletat për Superkupën e Evropës do të dalin në shitje gjatë javëve në vijim në ueb faqen zyrtare të UEFA-së, të cilat do të kushtojnë nga 15 deri 35 euro, ndërsa për të njejtën dhe rreth detajeve tjera “infosport” do të njoftojë në vazhdimësi. / “InfOSport.mk”

Leave a Reply