Super finale, Juve – Real 1:1, Manxhukiq vjen me një super gol (VIDEO)

Juventusi dhe Reali i Madridit po zhvillojnë një super ndeshje në “Millenium Stadium”, ku pas 27 minutave lojë kanë arritur që të shënojnë nga një gol.

Reali i Madridit  kaloi në epërsi me golin e shënuar nga ana e Kristiano Ronaldos,  i cili shënoi në rrjetën e Xhixhi Bufon në minutën e 21-të.

Gjithçka filloi nga mesfusha me Toni Kros, i cili pasoi për Benzeman, ndërsa pas kombinimit të dyfishtë midis Karvahal dhe Ronaldos, ky i fundit me një goditje precize nga distanca shënoi për 1:0.

Mirëpo këtij goli iu kundërpërgjigjë kroati Mario Manxhukiq në minutën e 27-të me një super gol të shënuar në rrjetën e Navas, i cili nuk kishte se çfarë të bëjë pas super goditjes së Manxhukiq, i cili më herët në një duel me Serhio Ramos, ia tregoi dhëmbët, duke i bërë me dije se përballë ka një ballkanas, me të cilin nuk do ta ketë të lehtë sonte.

 

Leave a Reply