20 minutat e para të pjesës së dytë si duket do të rezultojnë fatale për Juventusin, skuadër kjo e cila në këtë periudhë kohore pësoi dy gola të shpejtë.
Kasemiro në minutën e 61-të me një goditje ga rreth 25 metrash arriti që të zë të papërgatitur Xhanluixhi Bufon, i cili ende pa e rimarë veten nga goli i dytë, pranoi edhe të tretin, kësaj rradhe nga Kristiano Ronaldo, që në minutën e 64-të mjaft mirë u gjind para portës kundërshtare dhe në manirin e golashënuesve të mëdhenj edhe për herë të dytë mposhti Bufonin, për reuzltat 3:1.
Pas këtij rezultati reagoi menjëherë Masimiliano Alegri, i cili largoi nga loja Barzaljin dhe Pjaniçin, duke inkuadruar në lojë Kuadradon dhe Markision.
Mbetet të shohim nëse këto zëvendësime do japin rezultat, apo ndoshta Reali i Madridit për herë të parë në historikun e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve Europian të triumfojë edhe për herë të dytë rradhazi në kompeticionin më të rëndësishëm europian.