Sot bëhen plot 1 vit nga vdekja e boksieri më të mirë i të gjitha kohërave, Muhamed Ali. Kampioni i trefishtë i botës në peshat e rënda, ndërroi jetë vitin e kaluar në një spital në Feniks, ku ishte duke u mjekuar nga disa problem me frymëmarrjen.
I lindur më 17 janar të vitit 1942 i quajtur fillimisht Kasius Markelus Klej – Junior, ndërsa në vitin 1964 e pranoi Islamin dhe e ndëroi emrin në Muhamed Ali.
Ai u shpall tre herë kampion i botës në kategori të rënda, ndërsa regjistroi 56 fitore në mesin e tyre 37 me “nok-aut” dhe pesë disfata.