
Matadori Kristiano Ronaldo dhe eali i Madridit vazhdojnë të shkruajnë histori. “Mbretërit” u bënë klubi i parë në historinë e Ligës së Kampionëve Europian, që arritën të mbrojnë titullin e këtij kompeticioni.
Reali mundi Juventusin me rezultatin 4:1 para 75 mijë spektatorëve të tubuar në “Millenium Stadium” në Kardif.
Në këtë mënyrë për herë të parë pas vitit 1990, kur Milani mbronte trofeun e Kupës së Kampionëve, një tjetër skuadër arrinë të mbrojë titullin më prestigjioz europian, por kësaj rradhe Ligën e Kampionëve, një format më ndryshe se ai nga fundi i viteve të 80-ta.
Reali sonte rrembeu titullin e 12-të kampion i Europës, duke lënë shumë pas vetes skuadrën e dytë me më shumë trofe në këtë kompeticion, Milanin, që numëron 7 të tillë.
Kristiano Ronaldo (20’, 64’), Kazemiro (61’) dhe Asensio (90’) ishin autorë të golave për Realin e Madridit mbrëmjen e sotshme, ndërkohë golin e vetëm për Juventusin dhe më të bukurin e finales e realizoi kroati Mario Manxhukiq në minutën e 27-të.
Të gjithë 5 golat e kësaj nate finale të paharuar mund ti ndiqni në videon më poshtë.