Xhelil Abdullahut i përfundoi kontrata me Renovën

Pas Muhamed Useinit, edhe futbollistit të repartit mbrojtës, Xhelil Abdullahut i ka përfunduar kontrata me Renovën, njofton “infOSport.mk”.

Abdullahu te Renova erdhi në vitin 2015-të nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa këtë edicion luajti në 20 ndeshje me ekipin nga Xhepçishti, pasi lëndimi që morri në ndeshjen e 05 prillit ndaj Vardarit, bëri që ai të mungojë në 11 ndeshjet e fundit.

“Mua më skadoi kontrata me Renovën, mirëpo për momentin nuk jam duke menduar rreth kësaj. Tani për tani jam koncentruar te lëndimi, shpresoj të kthehem sa më shpejtë, ndërsa më pas do shohim rreth ofertave, me të cilat merren menaxherët e mi” – tha enkas për “infOSport.mk”, Xhelil Abdullahu.

RIKUPERIMI I ABDULLAHUT PO SHKON SIPAS PLANIT

Abdullahu javë më parë i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike, që kishte shkuar mjaft mirë. Ai operoi meniskun e këmbës së majtë në një nga klinikat private në Shkup, ndërsa deri në rikuperimin e plotë të tij do të duhet të kalojnë edhe rreth 20 ditë.

Leave a Reply