Seleksionuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhiani De Biasi nuk ka grumbulluar Taulant Xhakën për ndeshjet e qershorit kundër Luksemburgut dhe Izraelit.
Marrëdhëniet e mesfushorit të Bazelit me teknikun “kuqezi” nuk janë aspak të mira, ndërsa u përkeqësuan që nga ndeshja me Italinë, kur Xhaka u largua nga grumbullimi, teksa deklaroi se nuk do të vinte më në Kombëtare për sa kohë aty do të ishte trajner De Biazi.
Ndryshe gjithçka kishte filluar më zëvëndësimin e tij në ndeshjen Shqipëri – Zvicër në kuadër të Euro 2016, ku Taulant Xhaka reagoi mjaft keq ndaj zëvëndësimit në pjesën e dytë duke përplasur shishet e ujit në pankinë. Kjo gjë duket se nuk i pëlqeu De Biazit dhe filloi ta spostojë mesfushorin nga formacioni dhe planet e tij, gjë që e bëri edhe tani, ndërsa në shenjë “hakmarrje” Taulanti përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook “thumbon” italianin duke shkruajtur: “👉……..vijnë dhe ikin, por unë gjithmonë 🔴⚫️. 🙏 me fitore. 🍀 #TX14 # La Famila”.