Sulmuesi i Vardarit, Jasir Asani këtë verë do t’i përfundojë kontrata me kampionët e elitës së futbollit vendor. Asani gjysmësezonin pranveror 2016/17 e luajti si huazim te FC Shkupi, ku në skuadrën nga Çairi kishte rol të rëndësishëm dhe ishte bartës i lojës në fushë, që bënte diferencë në çdo ndeshje.
Në adresë të Asanit kishte oferta të shumta nga klube të ndryshme si nga vendi jonë edhe jasht tij. Më i interesuar për t’i fituar shërbimet e 22 vjeçarit para se të kalonte si huazim te Shkupi, ishte skuadra e Partizanit të Shqipërisë. Mirëpo palët (Vardarit-Partizanit) nuk arritën të gjenin gjuhë të përbashkët, me kampionët e Maqedonisë që kërkonin një shumë të konsiderueshme për të shitur kartonin e Asanit.
Gjithsesi gjatë gjysmësezonit, sulmuesi shkupjan që e kaloi të “Bardhekaltërtit” në vazhdimësi deklaronte që do të qëndrojë të klubi i zemrës edhe pas përfundimit të kontratës me Vardarin, ndërsa gjatë kësaj vere pritet të shohim se qfar vendimi do të marrë Asani, i cili ishte pjesë edhe Shpresave të Kombëtares së Shqipërisë.