Muhamed Useini një futbollist i lirë, i përfundoi kontrata me Renovën

Mesfushori tetovar, Muhamed Useini prej dje edhe zyrtarisht është një futbollist i lirë, njofton “infOSport.mk”. Useinit më datë 01 qershor i skadoi kontrata që kishte me Renovën, pjesë e së cilës ishte në dy sezonet e fundit.

I pyetur nga “infOSport.mk” lidhur me planet që ka, Useini me përgjigje:

“Fillimisht kam nevojë për pushim pasiqë sezoni sapo u mbyll. Ka disa solucione që po i shqyrtoj, por prap po e cek se njëherë kam nevojë për pushim dhe më duhet pak kohë para se të bëjë hapin e rradhës”.

Do mbetet Meti pjesë e Lligës së Parë, apo ndoshta do transferohet jashtë vendit, një gjë e tillë mbetet të shihet gjatë këtij muaji, duke pasur parasysh se tashmë edhe zyrtarisht ka filluar merkatoja e verës, atëherë kur skuadrat bëjnë lëvizjet e tyre.

“Të dy mundësitë janë reale. Ka skuadra edhe nga Liga jonë që interesohen, mirëpo këtu si opcion është edhe Shqipëria. Megjithatë po them se për momentin nuk ka asgjë zyrtare” – u shpreh për “infOSport.mk”, Muhamed Useini.

Gjatë sezonit që lamë pas Useini me Renovën zhvilloi gjithsej 29 ndeshje, duke regjistruar edhe dy gola, njërin prej të cilëve ndaj skuadrës së Shkëndijës.

Leave a Reply