Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi e ka mbyllur me gol sezonin në Superligën e futbollit turk. Cikalleshi arriti të shënoi gol në disfatën 2:3 që pësoi skuadra e tij Akhisar nga Karabukaspor në xhiron e fundit të kampionatit turk.
Cikalleshi shënoi në minutën e 9-të, duke zhbllokuar kështu shifrat e takimit, mirëpo mysafirët me tre golat e Ermin Zec rritën epërsinë për 1:3, ndërsa në fund ishte Vaz Te që për Akhisarin shënoi golin e dytë dhe të fundit të këtij takimi.
Cikalleshi sezonin në Superligën turke e mbylli me 7 gola të shënuar me fanellën e Akhisarit, me këta të fundit që përfunduan në vendin e 7-të të klasifikimit, duke mos arritur që për 13 pikë të kapin pozitën që çon në Evropë.