Super goli i Shaqirit, Zvicra mundi Bjellorusinë

Zvicra e shqiptarëve ka shënuar fitore minimale 1:0 në ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë, edhe atë falë super golit të shënuar nga ana e Xherdan Shaqirit, njofton “infOSport.mk”.

Shaqiri lëshoi një predhë të vërtetë në minutën  e 9-të, që nuk pati kundërpërgigje nga ana e portierit bjellorus, Çernik.


1-0 Xherdan Shaqiri Goal HD – Switzerland vs… by footyscore

Ky rezultat doli të jetë edhe përfundimtarë i këtij takimi, edhe pse Zvicra gjatë gjithë ndeshjes sulmonte dhe krijonte raste para portës kundërshtare.

Përveç Shaqirit, pjesë e kësaj fitore ishin edhe 4 futbollistë tjerë shqiptarë, si Valon Behrami, që mbante shiritin e “helvetëve”, Admir Mehmedi, Granit Xhaka dhe Florent Hadergjonaj, i cili u paraqit gjatë pjesës së dytë, njëjtë sikurse edhe Granit Xhaka. Kjo ndeshje skuadrës së trajnerit Petkoviç i shërbeu si parapërgatitje për ndeshjen eliminatore kundër Ishujve Faroe, ndeshje kjo që në program është me datë 09 qershor.

 

Leave a Reply