Shqiptarët si ligat më të forta, me 7 ekipe në Evropë

Shqiptarët si asnjëherë më parë, këtë verë do të përfaqësohen në skenën evropiane nga total 7 skuadra, duke u barazuar kështu me ligat më të forta si Spanja, Anglia, Gjermania e Italia të cilët japin numër të madh për cdo vit në Evropë. Si zakonisht në eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe Liga Evropës kanë marrë pjesë deri 4-5 skuadra nga Shqipëria dhe Maqedonia, ndërsa këtë vit me inkuadrimin edhe dy skuadrave nga Kosova janë bërë gjithsej 7 klube që do të luajnë në Kupat Evropiane.

Duke nisur nga vendi jonë Maqedonia, është e vetmja skuadër shqiptare Shkëndija e Tetovës që këtë sezon do të luajë në eliminatoret e Liga Evropës, me “Kuqezinjët” që lanë një ecuri fantastike verën e kaluar në këtë fazë të këtij kompeticioni.

Nga Shqipëria, Kukësi si kampion i Superligës do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa Skenderbeu, Partizani dhe Tirana do të jenë pjesë e elimianatoreve në Liga Evropa.

Ndërkohë nga shteti më i ri që u pranua vitin e kaluar në dy instancat më të mëdha të futbollit UEFA dhe FIFA, Kosova, do të përfaqësohet nga Trepça 89 në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, ndërsa në eliminatoret e Liga Evropës nga Prishtina.

Sipas kalendarit të programuar nga UEFA, cikli i parë eliminatorë në Liga Evropa do të startojë me 27/28 qershor, ndërsa ai në Liga Evropa me 29 qershor, ndërsa shorti për këtë fazë do të hidhet me 19 qershor./“InfOSport.mk”

Leave a Reply