Përfaqësuesja e Turqisë ka publikuar listën me futbollistë që do t’i llogaritë për ndeshjen kontrolluese me Maqedoninë.
Turqit në Shkup do të udhëtojnë me të gjithë yjet, duke përfshirë edhe ata si Ardan Turan, Selçuk Inan, Emre Mor, Emre Çolak e Burak Jillmaz.
Ndeshja kontrolluese ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë do të luhet me 5 qershor me fillim nga ora 19:45. Përfaqësuesja turke në Shkup do të arrijë një ditë para ndeshjes, ku dhe në mbrëmje do ta kenë konferencën për shtyp para sfidës.
Kujtojmë që me 11 qershor të dyja përfaqësueset do të luajnë ndeshje në kuadër të kualifikueseve të Botërorit Rusi 2018, me Maqedoninën që do të përballet me Spanjën në Shkup, ndërsa Turqia do të luaj me Kosovën në Shkodër.