Sulmuesi kolumbian, Radamel Falkao ka nënshkruar kontratë të re me ekipin e Monakos. “El Tigre” do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Francës deri në vitin 2020. Ky lajm u konfirmua edhe përmes profilit zyrtarë të klubit francez në “Tëitter”.
31-vjeçari Falkao u rikthye në formën e tij të vjetër, pasi një kohë të gjatë e ndiqnin të lëndime nga më të ndryshmet. Sezonin e sapo përfunduar ish sulmuesi i Portos dhe Atletiko Madridit zhvilloi 29 ndeshje, duke shënuar edhe 21 gola, duke dhënë kontribut të madh në realizimine ëndërrës, titullin e kampionit në “Ligue 1”.
“Jam i lumtur që do vazhdojë të jem këtu. Pas një sezoni të shkëlqyeshëm që patëm, dëshira e vetme ishte që kjo histori e bukur të mos ndalet. Jam i bindur se projekti i klubit do të vazhdojë të ngritet dhe se na presin edhe shumë suksese bashkë” – tha Falkao.