Seleksionuesi i shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi ka publikuar ditën e sotme edhe listën me futbollistët që do të grumbullojë për ndeshjet e radhës, ku synimimi Shqipërisë është të evidentojë sa më shumë talente dhe të renditet në vendin e tretë në një grup ku bëjnë pjesë Spanja, Sllovakia, Islanda e Irlanda e Veriut.
Ndeshjen e parë shpresat e Shqipërisë do ta zhvillojnë kundër Francës, ndeshje kjo që ka karakter miqësore dhe e njëjta do të zhvillohet me datë 05 qershor në “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Ndërkohë ndeshjen e dytë zyrtare, të përzgjedhurit e trajnerit Bushi do ta zhvillojë një javë më pas kundër Estonisë në “Elbasan Arena”.
Pjesë e këtyre dy ndeshjeve pritet të jetë edhe futbollisti kumanovar, Taulant Seferi, i cili sërish është grumbulluar nga ana e teknikut “kuq e zi”.
Futbollisti i Jang Bojs u grrumbullua edhe gjatë muajit mars, kur Shqipëria U21 zhvilloi dy ndeshje miqësore kundër Moldavisë.
Për sa i përket listës së përgjithshem, Bushi ka grumbulluar gjithsej 25 futbollistë, 9 prej të cilëve janë nga Superliga Shqiptare.