Bekim Balaj nuk do të mund të ndihmoj bashkëoljtarët e tij për dy sfidat e ardhshme që e presin kombëtaren shqiptare gjatë muajit qershor.
Futbollisti i Terek Groznit ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë miqësores me Luksemburgun dhe eliminatores së rëndësishme ndaj Izraelit, me këtë të fundit që vendos shumë mbi fatin e “kuqezinjëve” të De Biasit.
Strategu italian nuk e ka shpallur ende listën e futbollistëve, edhe pse disa prej tyre kanë filluar stërvitjen në Tiranë. Pritet ndërkohë të rikthehet në kontigjentin e kombëtares mesfushori i PAOK, Ergys Kaçe, por jo Taulant Xhaka, dy lojtarë që kanë patur përplasje me teknikun italo-shqiptar.
Ndeshjen e parë të qershorit “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë në transfertën ndaj Luksemburut me datë 04 qershor, ndërkohë një javë më pas sërish në transfertë do të përballen me Izraelin.
Pas 5 ndeshjesh në Grupin G, kombëtarja jonë mban vendin e katërt, me 6 pikë.