Vardari sot pas ndeshjes me Sileksin në stadiumin e Gjorçe Petrovit pranoi edhe titullin e Kampionit për këtë sezon. Mirëpo në stadium mbizotronte një atmosferë e zbehtë dhe ajo e duhura për një kampion të elitës.
Futbollistëve dhe stafit iu dorëzua titulli, por për fat të keq nuk kishin se me këtë ta festojnë atë, përveç se me fëmijët e tyre që u endëshin nëpër fushën e gjelbërt. Tribuna ishte e zbrazur, në përjashtim me disa tifozë, ndërsa të tjerët ishin fëmijët e akedamisë të Vardarit që kishin ardhur për ta shikuar klubin e tyre përderisa shpallet kampion.
Foto: Ekipa.mk