Tenisti francez Maksim Hami është pezulluar nga turneu Gren-Slem Rolan Garos, pasi gjatë një interviste tentonte të puthë gazetaren. Drejtuesit e Gren-Slemit francez, këtë veprim të tenistit Hami e vlerësuan si të pahijshëm, ku pas kësaj ngjarje, organizatorët i morën akreditimin, duke e lënë kështu jasht Rolan Garos.
“Sjellja e tij ishte primitive dhe për t’u ardhur keq. Ishim në lidhje të drejtpërdrejtë se përndryshe do ta kisha goditur”, është shprehur gazetarja Malu Tomas.