Super çmime të biletave për ndeshjet me Turqinë dhe Spanjën

Maqedonia në muajin qershor do të zhvillojë dy ndeshje mjaft interesante në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë është ajo kundër Turqisë me karakter miqësor, ndërsa në ndeshjen e dytë Maqedonia do të mirëpret Spanjën e fuqishme, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, “Rusi 2018”.

Lidhur me këto takime, Federata e Futbollit të Maqedonisë nga nesër do të nxjerr në shitje edhe biletat për këto dy ndeshje, të cilat do të mund të blihen përmes rrjetit shitës “mktickets” si dhe në pikën zyrtare të FFM-së që do të vendoset në qendrën tregtare, “Skopje City Mall”.

Biletat për ndeshjen miqësore kundër Turqisë që në program është me datë 05 qershor me fillim në ora 19:45 janë me çmime prej 100, 200 dhe 400 denarë, ndërkohë për ndeshjen ndaj Spanjës, që në program është me datë 11 qershor me fillim në ora 20:45, biletat do të kushtojnë, 200, 500 dhe 800 denarë.

Leave a Reply