Golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit në Bundesligë, Pier Emerik Obamejang ka filluar të mbledh bagazhin e tij nga shtëpia në Dortmund, duke konfirmuar në këtë mënyrë zërat për transferimin e tij te Paris Sen Zhermeni.
Vëllai i tij Villi kishte postuar një foto në rrjetet sociale nga garazhi i Obamejang, ku qartë shihet se sulmuesi nga Gaboni është i gatshëm për tu larguar nga skuadra e Borusia Dortmundit.
Ndërkohë dje “Bild” kishte shkruar se ish futbollisti i Milanit kishte zbrazur dollapin e tij edhe në bazën stërvitore të Borusia Dortmundit.
Mediat në Francë njoftojnë se drejtuesit e Dortmundit kanë pranuar ofertën e PSZH-së prej 70 milion euro.
Obamejang te skuadra “parisiene” do të ketë një pagë vjetore prej 10 milion euro, ndërsa gjithashtu që në start do të marrë edhe pluse 6 milion euro bonuse.