De Rosi mbetet “romak” deri në vitin 2019-të

Një ndër figurat emblematike të Romës, futbollisti Daniele De Rosi ka nënshkruar kontratë të re më skuadrën “romake”, sipas së cilës në “Olimpiko” do të qëndrojë deri në verën e vitit 2019-të.

Mesfushori 33-vjeçar që është prodhim i akademisë së “ujqërve”, me fanellën e Romës ka zhvilluar plotë 526 ndeshje, duke realizuar edhe 59 gola.

Sezonin e fundit që sapo u mbyll De Rosi regjistroi 40 ndeshje në të gjitha veprimtaritë me  skuadrën e Romës.

“Firmosa sot, mirëpo për këtë gjë ishim dakorduar që ditë më parë. I luta drejtuesit e klubit që mos të flasim rreth kësaj teme javën e kaluar për nder të një historie tjetër, e cila përfundoi, apo ndoshta që asnjëherë nuk do të përfundojë. Lamtumira e Totit na goditi të gjithëve. U mendova mirë dhe i thash vetes se pas Françeskos nuk mund të largohem edhe unë, pasi kjo do ishte një goditje tjetër e madhe” – tha De Rosi.

 

Leave a Reply