Nesër nga ora 16:30 në stadiumin e qytetit në Tetovë, do të përballen Shkëndija me Pelisterin në kuadër të xhiros së 36-të dhe të fundit në elitën e futbollit vendor. Shkëndija në këtë përballje do të luaj me formacionin e dytë, pasi nga futbollistët standart kanë ngelur vetëm Murati, Bejtullai, Pollozhani, Totre dhe Abdurrahimi, me kapitenin Hasani dhe Ibraimi që janë angazhuar te përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë, ndërsa tjerët janë liruar për pushime.
Në radhët e Pelisterit do të mungojnë Milenkovski, Trifunovski dhe Todorovski për shkak kartonëve të verdhë.
Kjo do të jetë hera e katërt në këtë sezon që përballen Shkëndija dhe Pelisteri, ndërsa tre takimet paraprake i kanë takuar “Kuqezinjëve”.