Milani ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Mateo Musakio, i cili pasi përfundoi me sukses kontrollimet mjekësore me “rossonerët”, firmosi kontratë 4-vjeçare me “kuqezinjtë”, që do e mbajë atë në “San Siro” deri në vitin 2021.
Emri i Musakios me Milanin lidhej që javë më parë, ndërsa sou u bë realitet ky transferim, nga i cili me siguri që do të përfitojë mbrojtja “milaneze”.
Ai pritet që bashkë me Romanjolin të përbëjnë dyshen e fundit mbrojtëse, ndërsa gjithashtu Milani pritet të përforcohet edhe në krahun e majtë të mbrojtjes. Emri kryesor që përmendet për këtë pozitë, është ai i zviceranit Rodrigez, ndërsa së shpejti Milani pritet të zyrtarizojë edhe mesfushorin e Atalantas, Frank Kessie i cili aktualisht ndodhet në Milano, për të kryer kontrollet mjekësore, ashtu siç bëri paraprakisht edhe Musakio.