Të mërkurën në elitën e futbollit vendor në program janë ndeshjet e javës së 36-të, me të cilat edhe zyrtarisht mbyllet edicioni 2016/2017. Kjo javë do të zhvillohet vetëm për statistika, pasi tashmë gjithçka është e njohur sa u përket skuadrave që do përfaqësojnë vendin tonë në Evropë, mirëpo edhe ato skuadra që vitin tjetër do të luajnë në Ligën e Dytë.
Bazuar në këtë, ndeshjet e kësaj jave pritet të dhurojnë shumë gola dhe lojë të hapur nga ana e skuadrave që do përballen njëra me tjetrën.
Përballja më interesante pritet të jetë ajo në Tetovë, ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat finaliste të këtij edicioni, Shkëndija dhe Pelisteri.
Skuadra kampione e Vardarit që nesër do të ngre trofeun e titullit kampion në stadiumin e “Gjorçe Petrovit” do të mirëpret Sileksin, Shkupi në Çair ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit do të mundohet që me fitore të mbyll sezonin e rregullt, pasi për “pëllumbat” nga Çairi do pësojnë edhe dy ndeshje finale kundër Novacit në kuadër të ndeshjeve të balotazhit, përmes së cilave do të mundohet që të ruajë statusin e skuadrës elitare, Pobeda në stadiumin në “Mogila” do të luajë kundër Renovës, ndërkohë Bregallnica në Shtip për herë të fundit këtë edicion do të zhvillojë ndeshje elitare kundër Rabotniçkit.
Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë | ||
Java 36 | ||
Bregallnica | 31.05. 16:30 | Rabotniçki |
Pobeda | 31.05. 16:30 | Renova |
Shkëndija | 31.05. 16:30 | Pelisteri |
Shkupi | 31.05. 16:30 | Makedonija Gj.P |
Vardari | 31.05. 16:30 | Sileksi |