Klubi i hendbollit Rinia ka fituar edhe transfertën me Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat të ngushtë 27:28, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Parë të Maqedonisë. Skuadra nga Çairi me shumë vështirësi arriti të dominojë në takimin e zhvilluar si mysafir, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 13:14 në favor të tyre.
Në pjesën e dytë djemtë e trajnerit Muhamed Ismaili vazhduan me lojë të mirë, duke arritur që në fund të dalin triumfues me një pikë diferencë nga kjo përballje tejet e vështirë.
Më i mirië në këtë përballje në radhët e klubit shqiptar rezultoi të jetë Angelkoviq me 9 gola të shënuar, ndërsa Stojanovski dhe Latifi realizuan gjegjësisht nga 6-të dhe 5 gola.
Për ekipin e Makedonija Gjorçe Petrovit shkëlqeu Apostolovski me 8 gola të shënuar, ndërsa Nikollovski shtoi edhe 6 tjerë.
Takimin e radhës dhe të fundit në Kampionat Rinia do ta zhvillojë kundër Vardarit në Çair.