KB Shkupi organizator i ndeshjeve finale për U18

Klubi i basketbollit Shkupi do të jetë organizator i ndeshjeve finale në kampionatin e basketbollit për meshkuj U18. Shkupi si organizator me Rabotniçkin, Vardarin dhe MZT Skopjen do të jenë katër skuadrat që do të luftojnë për titullin e kampionit, ku të gjitha ndeshjet do të luhen në palestrën e sportit “Shaban Trstena” në Çair.

Gjysmëfinalet do të zhvillohet me 5 qershor, ndërsa ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë do të luhen një ditë më vonë (6 qershor).
DYSHET GJYSMËFINALE

SHKUPI-VARDARI

RABOTNIÇKI-MZT

Leave a Reply