Arsen Venger do të jetë pjesë e Arsenalit edhe dy vite të tjera në “Emirates Stadium”, pasi gjeti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit për të nënshkruar kontratë të re, njofton “BBC”, përcjellë “infOSport.mk”.
Lajmi për kontratën e tij të re, pritet që të zbulohet gjatë ditës së nesërme.
Ky vendim u soll gjatë akimit të sotëm midis Venger dhe pronarit Stan Kronke dhe bordit të drejtuesve të Arsenalit.
Gjatë këtij sezonit “topçinjtë” për herë të parë mbetën jashtë TOP-4, që nga nga viti 1996 kur në krye të skuadrës londineze qëndron Arsen Venger.
Megjithatë Arsenali e mbylli sezonin me treofe duke rrëmbyer Kupën e Anglisë, duke mundur në finalen e madhe Çelzin me rezultatin 2:1.