Ka marrë fund “lufta e ftohtë” mes Xhani De Biazit dhe Ergys Kaçes. Strategu italian ka vendosur që të rikthejë korçarin në Kombëtare pas 7 muajve të lënë jasht.
Sipas asaj që shkruan “SuperSport”, Kaçe do të jetë i përfshirë në listë për dy ndeshjet e radhës ku Shqipëria do të luajë miqësoren me Luksemburgun dhe ndeshjen eliminatore me Izraelin.
Për herë të fundit që Kaçe kishte zbritur në fushë për Shqipërinë kishte qenë 31 gushti i vitit të kaluar në miqësoren kundër Marokut.
Si duket De Biazi u “dorëzua” në këtë “luftë”, ndërsa mbetet të shohim nëse do të dorëzohet edhe në “luftën” e dytë ndaj Taulant Xhakës, edhe pse rasti me këtë të fundit është më delikat, bazuar në deklaratën e vetë futbollistit që ai nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, derisa trajner i saj do të jetë Xhiani De Biazi.