Çelzi ka pranuar ofertën prej 10 milion sterlina nga ana e Burnmaut për portierin rezervë, Asmir Begoviç, shkruan “Sky Sports”, përcjellë “infOSport.mk”.
Drejtuesit e të dyja skuadrave kanë arritur marrëveshjen, ndërsa tashmë mbetet vetëm edhe Begoviç të bisedojë për kushtet personale, që më pas të ju nënshtrohet vizitave mjekësore.
Begoviç edhe më herët ishte shumë pranë transferimit te Burnmaut, mirëpo atë kohë Çelzi nuk lejoi transferimin e tij, pasi nuk arriti të gjejë një zëvendësues për të.
Portieri 29-vjeçar te Çelzi erdhi gjatë vitit 2015-të nga rradhët e Stouk Sitit.