Volfsburgu mbetet në Bundesligë, mundi sërish Braunshvajgun (VIDEO)

Volfsburgu ka ruajtur statusin e skuadrës elitare në Gjermani, pasi edhe në ndeshjen e dytë të balotazhit mundi Ajntraht Braunshavjgun, njofton “infOSport.mk”.

“Ujqërit” shënuan fitore minimale 1:0, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Volksfagen Arena”. Goli i vetëm ishte pjesë e Vierinjas në minitën e 49-të, kur me një bombë të vërtetë nga 16 metra mposhti portierin vendas, Fejziç.

Vendasit të cilët kishin përfunduar në pozitën  tretë në Bundesliga II, harxhuan shumë forcë për të regjistruar një rezultat pozitiv në këtë përballje, mirëpo dallimi në klas mes këtyre dy skuadrave ishte evident, ashtu që Volfsburgu me plotë meritë sërish do të jetë në mesin e skuadrave më të mira në Gjermani.

 

Leave a Reply