Velinov i Renovës nënshkruan me Rabotniçkin

Sulmuesi nga Koçani, Stojanço Velinov pasi ditë më parë u largua nga Renova, sot edhe zyrtarisht ka prezantuar klubin e tij të ri, njofton “infOSport.mk”.

Velinov ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Rabotniçkin, me të cilën skuadër do të luaj në garat e Liga Evropa.

Pikërisht edhe kjo ka qenë arsyeja që Velinov vendosi të ndryshojë mjedis, duke pasur parasysh se Renova nuk arriti që të sigurojë një vend për në garat evropiane.

VELINOV NDAHET ME RENOVËN (VIDEO)

Ai nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Xhepçishti kishte kërkuar për të lënë të lirë, ndërsa një kërkesë e tillë kishte hasur në mirëkuptim nga ana e KF Renova.

“Jam shumë i gëzuar nga kushtet që më ka ofruar klubi i Rabotniçkit, ku besoj të kemi një paraqitje të mirë në garat evropiane” – tha enkas për “infOSport.mk”, Stojanço Velinov, menjëherë pasi hodhi firmën me “romantikët”, te e cila skuadër u prezantua nga ana e drejtorit sportiv, Ivan Popovski.

Ai skuadrës së Renovës iu bashkua gjatë merkatos së janarit, duke zhvilluar 13 ndeshje dhe duke shënuar plotë 7 gola.

Leave a Reply