Edhe pse një kohë të gjatë në media përflitej emri i trajnerit të Atletk Bilbaos si zëvendësues i Luis Enrikes te Barcelona, një gjë e tillë sot edhe u zyrtarizua nga këta të fundit. Pikërisht është Ernesto Valverde trajneri më i ri i Barcelonës.
Valverde ka firmosur kontratë dy vjeçare me skuadrën katalanase.
“Ai ka aftësi të mëdha, vlerësim, njohuri dhe përvojë. Ai promovon lojtarë të rinjë dhe luan në stilin e Barcelonës”, është shprehur presidenti i Barçës Baremu për trajneri e ri.
Ndryshe Valverde më herët ka drejtuar skuadrat si Atletik Bilbao, Espanjol, Vilareal, Olimpiakos dhe Valencia.