Kampionati elitar Italian është kampionati më efikas nga 5 kampionatet më të fuqishme evropiane për sezonin 2016/2017. Në “Serie A” gjatë sezonit të sapo mbyllur u shënuan 1123 gola me 20 skuadra pjesëmarrëse në ligë, duke bërë që mesatarja e golave të shënuar për ndeshje të jetë 2.96.
Në vend të dytë renditet La Liga me 1118 gola, apo 2.94 gola për ndeshje, ndërkohë Bundesliga me 877 gola, por me 18 skuadra në ligë, ka një mesatare prej 2.87 gola për ndeshje.
Skuadrat nga Ppremierliga angleze përfunduan sezonin me 1064 gola të shënuar, apo mesatarisht nga 2.8 gola për ndeshje, ndërsa kampionati më i dobët kur janë në pyetje golat e shënuar, rezultoi të jetë ai francez me 991 gola, apo mesatarisht nga 2.61 gola për ndeshje.
Ndërkohë Barcelona ka shënuar më shumë se çdo skuadër tjetër nga 5 kampionatet më të fuqishme evropiane, duke realizuar 116 gola, apo 3.05 gola për ndeshje.