Sulmuesi i talentuar i Shkëndijës, Marjan Radeski, këtë edicion me fanellën e Shkëndijës ka shënuar gjthsej 8 gola, 7 prej të cilëve i ka shënuar në 4 ndeshjet e fundit, njofton “infOSport.mk”.
Radeski plotë 19 ndeshje kishte zhvilluar, duke shënuar vetëm një gol, mirëpo i njëjti duket si i rilindur në këto 4 ndeshje të fundit, ku ka shkëlqyer me golat e tij, përfshirë këtu edhe “tripletën” sot përballë Renovës.
Ishte kjo tripleta e tij e parë me fanellën e Shkëndijës në këto dy vite angazhim te skuadra tetovare, e cila sot barazoi 4:4 ndaj Renovës.
Radeski përveç këtyre tre golave të sotshëm, dy realizoi edhe në ndeshjen ndaj Rabotniçkit në barazimin 2:2 në ndeshjen e një jave parë, ndërsa nga një gol realizoi në ndeshjet ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit (3:2), gjegjësisht ndaj Bregallnicës (3:0) në xhirot e javës së 32 dhe 33, derisa golin e parë të këtij edicioni me fanellën e Shkëndijës e kishte realizuar në ndeshjen e 15 prillit ndaj Pelisterit, edhe atë në minutën e 89-të, duke i dhënë fitoren 1:0 skuadrës tetovare.