Përfaqësuesja e Maqedonisë bënë për vete amerikanin, Teodor

Plejmejkeri më i mirë aktual në basketbollin evropian, Jordan Teodor, do të luajë me përfaqësuesen e Maqedonisë.

Basketbollisti amerikan, Teodor, i cili aktualisht luan te skuadra turke e Banvit, edicionin e sivjetshëm u zgjodh si plejmejkeri më i mirë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Evropian, ku me skuadrën e tij arritën deri në finalen e madhe.

Ai është pajisur me pasaportën maqedonase, dhe pritet që shumë shpejtë një gjë e tillë të konfirmohet edhe nga ana e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, edhe pse një gjë e tillë veçmë ishte konfirmuar nga ana e trajnerit të njohur të basketbollit, David Pik.

Jordan Teodor është lindur në vitin 1989 në Nju Xhersi, ndërsa në SHBA ai ka luajtur me Universitetin Seton Holl, ndërkohë që karrierën profesioniste ai e ka filluar në Turqi me ekipin e Antalias.

Momentalisht, ai luan me ekipin turk Banvit, ku si trajner ka dyshen maqedonase, Sasho Filipovski dhe Bobi Mitev.

Ai u shpall si basketbollisti më i mirë në Kupën e Turqisë, ndërkohë që i njëjti vlerësim atij iu dha edhe në Ligën e Kampioneve të FIBA-s, ku ai kishte një mesatare shënimi prej 15,9 pikësh, 7,7 asistenca dhe 3,7 kërcime për ndeshje.

Leave a Reply