Atletiko Madrid mbrëmë edhe zyrtarisht u përshëndet nga stadiumi “Visente Kallderon”, aty ku “jorganxhinjët” zhvilluan ndeshjet e tyre që nga viti 1966.
Me këtë rast vendasit kishin organizuar një ndeshje lamtumirëse, duke grumbulluar disa nga ish yjet e futbollit botëror dhe ata të sotshëm, ku ndër të tjerash spikatnin emrat e Ronaldinjos, Zvonimir Bobanit, Klarens Sedorfit, Gaizka Mendietas, Kanixhas, Blankos, emra këto që mbanin fanellat për fondacionin “Scholas Occurrentes”.
Visente Kallderon mbrëmë edhe zyrtarisht shkoi në histori, ndërsa në shkallët e stadiumit ishin mbledhur rreth 55.000 shikues të cilët gjatë gjithë kohën bënë atmosferë fantastike në spektaklin që dhuruan aktorët në fushë, ku shënuan plotë 9 gola, për ta mbyllur ndeshjen në fund me rezultatin 4:5 në favor të yjeve të futbollit botëror.
Atletiko Madridi kaloi në epërsi me golin e Fernando Tores, ndërsa yjet barazuan përmes argjentinasit të famshëm Klaudio Kanixha. Portieri legjendar Rene Higita me golin e nga pika e bardhë bëri kthesë totale të rezultatit, ndërkohë në listën e golashënuesve për ekipin e yjeve u regjistruan edhe Andrij Jarmolenko dhe maksikani Blanko, që realizoi dy gola.
Vendasit e Atletiko Madridit deri në mbyllje të takimit realizuan tre gola të njëpasnjëshëm përmes Pedro Gonzales Martinez nga penalltia, Jose de la Sagra dhe Juan Carlos Gomez Pedraz.